Një epokë e re për menaxhimin e Gastronomisë!
CRDSoft është platformë moderne POS për sektorin e gastronomisë, e ndërtuar për porosi të shpejta, rezervime për klientë, menaxhim tavolinash, kuzhinë (kitchen display), staf dhe raportim të detajuar.
GJITHMONË I GATSHËM PËR PËRDORIM
Dërgo porositë nga tavolina e klientit në kuzhinë, pa vonesa.
Kamarieri regjistron porosinë nga tavolina e klientit dhe sistemi e dërgon menjëherë në kohë reale në panelin e kuzhinës, në të cilën printohen porositë në radhë sipas kohës që regjistrohen në sistem.
Proces i shpejtë, pa gabime dhe pa vonesa në shërbim.
- Qasje e shpejtë
- Menaxhim fleksibil
Fillo sot dhe provo një mënyrë më moderne të menaxhimit
Ideale për restorante, kafeteri dhe lokale që duan të rrisin shpejtësinë e shërbimit, kontrollin mbi shitjet dhe organizimin e stafit. Sistemi CRDSoft mundëson qasje të shpejtë dhe të sigurt përmes kartelës RFID, duke e skanuar atë pranë lexuesit të kartelave. Përveç kësaj, përdoruesit e sistemit mund të identifikohen edhe përmes PIN-it personal.
CRDSoft vendos rend dhe përgjegjësi të qartë në punë: çdo përdorues menaxhon vetëm porositë dhe tavolinat që ai vetë i krijon. Kjo nënkupton që i njëjti person që hap porosinë është përgjegjës edhe për administrimin e saj, si mbyllja e porosisë (fiskalizimi), transferimi dhe kontrolli i tavolinës. Kjo strukturë ndihmon në shmangien e konfuzionit, rrit saktësinë dhe përmirëson organizimin e stafit në kohë reale.
PASQYRË E PLOTË E AKTIVITETIT TË BIZNESIT
Menaxhim i shpejtë dhe i organizuar për çdo kategori biznesi
Monitoro në kohë reale porositë aktive, auditimin e përgjithshëm të tavolinave, rezervimet, aktivitetin e kuzhinës dhe performancën ditore të biznesit. Paneli i CRDSoft është i dizajnuar për operim të shpejtë dhe efikas në ambient real restoranti. Sistemi lidhet me printerët fiskal dhe mundëson gjenerimin e faturave fiskale në përputhje me rregullat tatimore të Republikës së Kosovës.
- I përshtatshëm për Desktop, Tablet dhe Pajisje Mobile
- Gjeneroni Raporte të shpejta ditore
INFRASTRUKTURË E SIGURT DHE MBROJTJE E TË DHËNAVE
Integritet i të dhënave dhe backup automatik në nivel serveri
CRDSoft operon me mekanizëm të automatizuar të backup-it në nivel serveri,
duke gjeneruar kopje rezervë të databazës në intervale të planifikuara dhe
duke ruajtur versionet ditore në strukturë të organizuar. Të dhënat arkivohen
në format të kompresuar, shoqërohen me verifikim integriteti dhe mundësojnë
rikthim të shpejtë në rast nevoje operative apo incidenti teknik.
Kjo arkitekturë rrit sigurinë e informacionit, minimizon rrezikun e humbjes së
të dhënave dhe garanton vazhdimësi më të lartë të operimit për bizneset që
mbështeten në CRDSoft gjatë aktivitetit ditor.
- Backup automatik i databazës në nivel serveri
- Version ditor i kopjeve rezervë, për çdo biznes
- Kompresim dhe arkivim i automatizuar
- Verifikim i integritetit për çdo backup
SUPPORT I DEDIKUAR
Ne ofrojmë mbështetje 24/7/365 për klientët tanë
Me CRDSoft nuk përfitoni vetëm një sistem profesional për gastronominë, por edhe mbështetje të vazhdueshme teknike gjatë gjithë vitit. Ekipi ynë është i gatshëm të ju ndihmojë në çdo kohë për konfigurim, asistencë dhe zgjidhje të shpejta.
- Asistencë teknike 24/7/365
- Ndihmë për konfigurim dhe përdorim
- Përgjigje të shpejtë për pyetje dhe probleme rreth programit
Gjithmonë pranë biznesit tuaj
Pavarësisht nëse keni nevojë për ndihmë me sistemin, konfigurimin e pajisjeve apo mbështetje gjatë operimit ditor, ekipi ynë është në dispozicion për ju.